Ndërlidhjet

Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut


Kumanovë, Maqedoni e Veriut
Kumanovë, Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili është pranuar në Klinikën infektive në Shkup më 21 prill.

Me këtë viktimë, numri i përgjthshëm i tyre në Maqedoninë e Veriut arrin në 57. Shumica e tyre janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Strugë.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 26 persona të infektuar me koronavirus nga 408 teste të kryera, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,326.

Numri i personave të shëruar gjatë orëve të fundit është 36 - shifër kjo më e lartë se numri i të infektuarve e që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, flet për dobësimin e virusit.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë të shëruar 337 persona, ndërsa te 932 vetë sëmundja është ende aktive.

XS
SM
MD
LG