Ndërlidhjet

Kosovë: 28 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar të shtunën edhe 28 raste të reja me koronavirus, pas restimit të 292 mostrave.

Ky Institut po ashtu ka njoftuar edhe për një rast të vdekjes nga ky virus në Kosovë, duke e rritur shifrën totale të viktimave në 20.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, është thënë në njoftim.

Marrë paraysh të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 731, i të vdekurve 20 dhe i të shëruarve në 165.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, më 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

XS
SM
MD
LG