Ndërlidhjet

Situata me pandeminë në Kroaci po shkon drejt përmirësimit, thonë autoritetet


Një punëtore mban maska ​​mbrojtëse për fytyrë në fabrikën DES në Kroaci.

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 14 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.030, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.

Ai tha në një konferencë për media se është shënuar edhe një viktimë nga sëmundja COVID019.

Bëhet fjalë për një person që ishte banor i një shtëpie pleqsh, njoftoi Radio Televizioni i Kroacisë.

Në Kroaci, 55 njerëz kanë vdekur deri më tani, ndërsa 1,103 njerëz janë shëruar nga virusi.

Ky vend ka testuar gjithsej 31.622 persona.

Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Zagreb, Alemka Markotiq, tha se situata po shkon drejt përmirësimit, "siç dëshmohet edhe nga fakti se ka gjithnjë e më shumë vende në spital për pacientë të rinj".

XS
SM
MD
LG