Ndërlidhjet

Vazhdon të bie numri i viktimave në Spanjë


Spanjë - Stafi nga spitali La Paz, më 20 prill, mbajti një minutë heshtje për të kujtuar Joaquin Diaz, shefin e kirurgjisë së spitalit, i cili vdiq nga COVID-19.
Spanjë - Stafi nga spitali La Paz, më 20 prill, mbajti një minutë heshtje për të kujtuar Joaquin Diaz, shefin e kirurgjisë së spitalit, i cili vdiq nga COVID-19.

Spanja ka raportuar 288 vdekje nga koronavirusi i ri. Ky është numri më i ulët i vdekjeve që nga 20 marsi.

"Kjo është një shifër që tregon një drejtim të qartë, pozitiv në evolucionin e epidemisë", tha zyrtari i lartë shëndetësor në Spanjë, Fernando Simon.

Një ditë më parë ishin raportuar 378 viktima.

Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave tani është 23.190.

Të dielën, Spanja lejoi fëmijët nën moshën 14 vjeç të dalin nga shtëpitë e tyre për herë të parë në gjashtë javë.

Rregullat e bllokimit i kishin ndaluar ata të dilnin nga shtëpia. Ata tani lejohen të qëndrojnë në ambiente të hapura për një orë në ditë.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG