Ndërlidhjet

Edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Prishtinë
Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) regjistroi të premten dhjetë raste të reja pozitive me koronavirus.

IKSHPK-ja njoftoi se personat që rezultuan pozitivë, janë raste kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajt 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë - Prizren”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, edhe një pacient është shëruar, duke e çuar në 691 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 955.

Prej tyre, 29 vetë kanë humbur jetën. Shumica nga ta kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

XS
SM
MD
LG