Ndërlidhjet

Brazili regjistron rekord të viktimave nga koronavirusi


Varrimi i një viktime të prekur nga koronavirusi.
Varrimi i një viktime të prekur nga koronavirusi.

Brazili ka regjistruar një rekord të numrit të përditshëm të viktimave si pasojë e koronavirusit, 1,179.

Deri më tani, ky virus është lidhur me pothuajse 18,000 fatalitete në këtë shtet.

Sa i përket infektimit, Brazili aktualisht gjendet në vendin e tretë më të prekur në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17,408 raste pozitive, derisa vëzhguesit kanë thënë se piku i virusit në këtë shtet mund të pritet në muajin qershor.

Brazili është i ndarë thellësisht për mënyrën sesi duhet luftuar pandeminë.

Presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka ulur rrezikun e virusit dhe beson se masat e izolimit, të zbatuara nga guvernatorët rajonalë, do t’i bëjnë më shumë dëm ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe njerëzve, sesa vetë virusi.

XS
SM
MD
LG