Ndërlidhjet

Kongoja shpall epidemi të re të Ebolas


Ilustrim.

Republika Demokratike e Kongos ka shpallur epideminë e re të Ebolas, në qytetin perëndimor, Mbandaka, më shumë se 1,000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtën virus, në lindje.

Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo ka thënë se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive, pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa.

“Ne kemi një epidemi të re të Ebolas në Mbandaka," është cituar të ketë thënë Longondo.

“Shumë shpejt do të dërgojmë vaksinën dhe ilaçet”.

Shpërthimi është konfirmuar nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë:

“Ky shpërthim është rikujtim se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit”.

Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, afër kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda.

Në muajin prill, autoritetet kanë qenë afër shpalljes së fundit të shpërthimit, i dhjeti prej kur është zbuluar ky virus më 1976.

Mirëpo një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar më vonë në lindje të shtetit.

XS
SM
MD
LG