Ndërlidhjet

Maqedonia e V. shënon ulje të numrit të rasteve me Covid-19


Shkup.
Shkup.

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 90 persona të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta në 15 ditët e fundit, kur infektimet kishin arritur në rreth 200 të prekur në ditë.

Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 247, me 9 raste të vdekjeve që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Të vdekurit janë: pesë nga Shkupi, dy nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Gostivari.

Sa i përket të infektuarve, 36 janë nga Shkupi, 13 nga Ohri, 10 nga Struga ndërsa të tjerët në 10 qytete tjera.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të rinj me çka numri i përgjithshëm i pacientëve ka arritur në 106 dhe prej tyre 49 janë në kujdes intensiv.

Në Spitalin e qytetit janë të shtrirë 132 pacientë dhe 6 prej tyre janë në aparate respiratorë.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë regjistruar 48 persona të shëruar, që po ashtu paraqet shifër të lartë në krahasim me ditët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga paraqitja e koronavirusit në vend, janë testuar rreth 52 mijë persona dhe prej tyre 5,196 kanë dalë pozitiv, nga të cilët, 2,975 ende janë aktiv ndërsa 1,974 janë shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup ku janë regjistruar 2,534 raste.

XS
SM
MD
LG