Ndërlidhjet

Varrosen mbetjet mortore të nëntë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë


Potoçari - 11 korrik 2020
Potoçari - 11 korrik 2020

Mbetjet mortore të nëntë viktimave nga gjenocidi i Srebrenicës u varrosën në Qendrën Përkujtimore Potoçari të shtunën, në ditën kur shënohet 25-vjetori i gjenocidit.

Viktimat, të gjithë myslimanë boshnjakë, të vrarë nga forcat boshnjake serbe, u varrosën pranë 6,610 viktimave të tjera të identifikuara, ndërkaq 1,000 persona ende janë të zhdukur.

Munira Subasic nga “Nënat e Srebrenicës”, kishte thënë më herët se mohuesit e këtij krimi do të ndiqen dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga kërkimi i drejtësisë”. Ajo ka bërë thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për të miratuar një ligj që sanksionon mohimin e gjenocidit.

Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë

Në këtë korrik bëhen 25 vjet qëkur forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiq, kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në një zonë të mbrojtur nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, në dhe përreth Srebrenicës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar Mlladiqin dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

XS
SM
MD
LG