Ndërlidhjet

OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit në Afrikë


Johanesburg, Afrikë e Jugut

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika mund të ketë shpërthime të rasteve me koronavirus, shumë më të mëdha sesa sugjerojnë numrat e tanishëm.

“Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë”, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Deri më tash, kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit.

Atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 viktima.

Por, numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës.

Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 viktima.

“Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë”, tha Ryan.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdekur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar.

XS
SM
MD
LG