Ndërlidhjet

Hoti: Sot nis draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sot në Bruksel ka nisur draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se “dialogu nuk ka alternativë“, porse “dialogu teknik ka përfunduar“.

“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq“, shkroi mes tjerash Hoti në Facebook.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel u mblodhën sot delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, në nivel ekspertësh.

Kosova përfaqësohet nga koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Ky është takimi i parë në nivel ekspertësh që nga rifillimi i dialogut politik që u mbajt më 16 korrik midis Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimet për rinisjen e dialogut në nivel ekspertësh nuk u mirëpritën në Prishtinë.

Përveç partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ai u kundërshtua edhe nga partnerët e koalicionit, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe nga Presidenca, duke thënë se procesi i tillë zvarrit arritjen e marrëveshjes finale.

Për më shumë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG