Ndërlidhjet

Protesta masive kundër presidentit bjellorus


Protesta masive kundër Lukashenkas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Protesta masive kundër Lukashenkas

Dhjetëra mijëra persona protestuan në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet.

Nuk u raportua për dhunë. Derisa protestuesit filluan shpërndarjen, Lukashenka u shfaq në një video të postuar në Telegram duke mbërritur në Pallatin e Pavarësisë. Ai u pa i veshur me një jelek antiplumb dhe mbante një pushkë.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas.

Në protestën që u quajt "Marshi për Bjellorusinë e re" u raportua se morrën pjesë mbi 100 mijë persona.

Protestuesit brohorisnin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas, të cilit po i kërkojnë që të largohet nga pushteti. Lideri autoritar bjellorus udhëheqë me vendin qe 26 vjet.

Para nisjes së protestës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të përkujdeset që memorialet kombëtare të mos sulmohen nga protestuesit. Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, tha se nëse monumentet dhe statujat bëhen cak i protestuesve, atëherë protestuesit do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.

Duke i përshkruar protestuesit si "fashistë", Ministria e Mbrojtjes tha se memorialet - veçanërisht ato që iu dedikohen viktimave të Luftës së Dytë Botërore - nuk duhet të sulmohen nga protestuesit.

Ministria paralajmëroi se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka shkelje të paqes, duke i porositur protestuesit : "Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë".

Kanali NEXTA , ka raportuar se përgjatë rrugëve hyrëse për në kryeqytetin bjellorus, Minsk, policia kishte vendosur pika të kontrollit.

Në ndërkohë, trupi i një 28-vjeçari është gjetur në një pyll në afërsi të Minskut dhe trupi i tij kishte shenja të dhunës. Sipas një ueb-faqe të lajmeve, Mikita Kryutsov, ishte zhdukur pasi kishte marrë pjesë në një protestë në Minsk më 12 gusht.

Deri më tani, dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur në protestat në Bjellorusi.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që u mbajtën më 9 gusht, janë kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian, që ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin zgjedhor. Në këto zgjedhje, Lukashenka thotë se ka fituar mbi 80 për qind të votave.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë kritikuar procesin zgjedhor dhe kanë dënuar shtypjen e protestave.

Mbi 7,000 protestues raportohet se janë burgosur dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.

Rrahjet, kërcënimet për përdhunim dhe kërkimi i të zhdukurve në Bjellorusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00


Në solidaritet me bjellorusët, gjatë të dielës janë mbajtur protesta edhe në 26 vende të botës.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja opozitare në zgjedhjet e 9 gushtit - që iku për një Lituani menjëherë pas zgjedhjeve - pretendon se ka fituar 60 deri në 70 për qind të votave. Më 22 gusht, ajo tha se bjellorusët duhet të "luftojnë për të dretjat e tyre" dhe të mos i besojnë Lukashenkas kur thotë se shteti është nën kërcënim ushtarak.

"Ne jemi njerëzit e Bjellorusisë, jemi shumica dhe nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk kemi më frikë", tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi pjesëtarët e opozitës që u larguan nga Bjellorusia se po kërkojnë "gjakderdhje", raportoi agjencia e lajmeve Ria-Novosti.

Ai tha se Moska bën thirrje për një dialog të brendshëm në Bjellorusi.

Lukashenka së fundmi ka urdhëruar ushtrinë që të ashpërsojë masat, në mënyrë që të mbrojë kufijtë e vendit, duke aluduar se forcat e NATO-s në vendet fqinje - në Poloni dhe Lituani, i janë afruar shumë kufijve të Bjellorusisë.

Por, këto deklarata të Lukashenkas nga NATO-ja janë cilësuar si të pabaza.

XS
SM
MD
LG