Ndërlidhjet

Të paktën 100 persona vdesin si pasojë e vërshimeve në Afganistan


Pamje ilustruese nga Afganistan.
Pamje ilustruese nga Afganistan.

Vërshimet e mëdha që janë shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë të vdekur të paktën 100 persona dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë në provincën Parvan në veri të Kabulit, kanë thënë zyrtarët afganë.

Ghulam Bahauddin Jailani, ministër për Menaxhim të Katastrofave Natyrore, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vërshimet kanë shkatërruar më shumë se 1,000 shtëpi.

Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona janë zhdukur.

Nën-presidenti, Amrullah Saleh ka thënë se një ekip i zyrtarëve qeveritarë do të shkojë në Parvan për t’iu ndihmuar autoriteteteve në vlerësimin e dëmit.

XS
SM
MD
LG