Ndërlidhjet

NATO takohet për të diskutuar rastin e helmimit të liderit opozitar rus


Politikani opozitar rus, Aleksey Navalny.

Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë më 4 shtator për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t'i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohen menjëherë.

Gjermania më 2 shtator tha se testet siguruan "prova të qarta" se kritiku i Kremlinit i ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok.

Më pak se një pikë uji: Çfarë sasie e Noviçokut është dozë fatale?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Navalny, 44 vjeç, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, duke detyruar aeroplanin me të cilin po udhëtonte të bënte një ulje emergjente në Omsk, ku ai kaloi dy ditë në spital para se të evakuohej në Gjermani.

Ai tani po trajtojtohet me respirator dhe është në gjendje kome mjekësore të detyruar në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin “Charite” në Berlin.

Gjermania po kërkon nga partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s një reagim të përbashkët kundër Rusisë, pasi kancelarja Angela Merkel e përshkroi rastin e Navalny si një "vrasje në tentativë nga helmimi".

BE-ja po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.

Në Uashington, Këshilli Kombëtar i Sigurisë tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët "për t'i mbajtur në përgjegjësi ata në Rusi, dhe për të kufizuar fondet për aktivitetet e tyre malinje".

Në Kongres, ligjvënësit i bënë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

XS
SM
MD
LG