Ndërlidhjet

Kosova shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor


Një doktor kalon përmes tunelit dezinfektues të vendosur pranë Klinikës Infektive në QKUK.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Asociacioni i Psikitarëve të Kosovës thanë se pandemia COVID-19, do të ketë pasoja të pariparueshme në psikologjinë e njerëzve.

Përmes një njoftimi për media, ata kërkuan që në këtë kohë të pandemisë t’i kushtohet kujdes shëndetit mendor më shumë se kurrë më parë.

Për të zbutur këto pasojë, Asociacioni i Psikitarëve të Kosovës thanë se duhet sa më parë që të reflektojnë të gjitha institucionet e Kosovës si dhe të angazhohen psikiatratë që të kontribuojnë në të mirë të ruajtës së shëndetit mendor të popullatës.

“Në këtë kohë pandemie me të infektuar, të vdekur, të izoluar, me krizë financiare, me ndërrimin e stilit të jetës e të tjera, në mendjen tonë tani janë prezent anksioziteti, pagjumësia, depresioni, sulmet e panikut, çrregullimet e stresit postraumatik si dhe ndërrimet e sjelljes. Kur të kalohet pandemia do të vërejmë një gjendje të jashtëzakonshme në aspektin e shëndetit publik, do të ketë ndryshime të pariparueshme në psikologjinë e njerëzve”, thuhet në një njoftimin e Asociacioni i Psikitarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, Shoqata e Psikologëve të Kosovës, të shtunën ka mbajtur kongresin ndërkombëtar, me temën ‘Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja’.

Neoropsikitari Sami Rexhepi tha se masat kundër pandemisë COVID -19 do të sjellin pasoja në shëndetin mendor, por se duhet mobilizim i të gjithëve në mënyrë që të fitohet kjo betejë me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Më 31 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar rezultatet e një hulumtimi mbi ndikimin e pandemisë në sistemet shëndetësore në 105 shtete të botës. Nga të dhënat nga pesë rajone për periudhën mars-qershor 2020, dëshmohet se thuajse çdo shtet (90 për qind) kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve të tyre shëndetësore, më të prekurat kanë qenë shtetet me te ardhura të ulëta dhe mesatare.

OBSH pati ka kërkuar nga shtetet që të shpenzojnë më shumë nga buxhetet e tyre për shëndetësi, sa i takon shëndetit mendor.

XS
SM
MD
LG