Ndërlidhjet

Thaçi e Daka flasin për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të V.


Prishtinë, 19 tetor, 2020.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti të hënën në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

Thaçi e ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna, me qëllim të, siç është thënë, parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Pa kryetar, nga fillimi i qershorit, ka mbetur edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti cakton dhe shpall datën zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG