Ndërlidhjet

Katër viktima dhe 281 të infektuar me koronavirus në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të mërkurën (28 tetor) janë konfirmuar 281 të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 932 mostrave të testuara.

Nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri kanë vdekur edhe katër persona.

Raste aktive aktualisht janë 2.658.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar si të shëruar edhe 97 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë infektuar 18.626 persona, prej të cilëve 673 kanë vdekur ndërsa 15.295 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG