Ndërlidhjet

Arrin në 79 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi


Izmir, Turqi
Izmir, Turqi

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi arriti të hënën në 79.

Tërmeti ka goditur të premten, duke dridhur edhe pjesë të Greqisë.

Autoritetet turke thanë se 79 vetë kanë vdekur - që të gjithë në qytetin e Izmirit.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar edhe në tetë ndërtesa banimi në Izmir.

Autoriteti për Sëmundje dhe Emergjenca i Turqisë tha se mbi 960 njerëz janë plagosur në tërmet.

Mbi 740 prej tyre tashmë janë liruar nga spitalet.

Tërmeti i së premtes, sipas institutit turk Kandilli, ka pasur fuqinë prej 6.9 shkallësh të Richterit dhe epiqendrën në Detin Egje.

Si pasojë e tij, dy persona kanë humbur jetën në ishullin Samos të Greqisë.

Shkatërrimet nga tërmeti në Turqi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

Turqia dhe Greqia shtrihen pranë pllakave tektonike dhe goditen shpesh nga tërmetet.

Në vitin 1999, dy tërmete të fuqishme kanë vrarë mbi 18,000 njerëz në veriperëndim të Turqisë.

XS
SM
MD
LG