Ndërlidhjet

Krasniqi transferohet në objektet e paraburgimit në Hagë


Jakup Krasniqi - foto arkivi

Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan arrestimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe transferimin e tij në objektet e paraburgimit në Hagë.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Në kryerjen e arrestimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati edhe mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen operative të Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Arrestimi i Krasniqit, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë të mërkurën, pas rreth dhjetë orësh të qëndrimit të pjesëtarëve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Arrestohet Jakup Krasniqi, dërgohet në Hagë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës, të kryera nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të mërkurën, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar një aktakuzë kundër tij.

Selimi tha se do të udhëtojë të enjten për në Hagë.

XS
SM
MD
LG