Ndërlidhjet

Raportohet për të plagosur pas një sulmi në varrezat e Arabisë Saudite


Flamuri i Arabisë Saudite.
Flamuri i Arabisë Saudite.

Franca ka thënë se dhjetëra persona janë plagosur në një sulm “të paarsyetueshëm”, në një ceremoni përkujtimore për fundin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën kanë marrë pjesë diplomatë të huaj në Arabinë Saudite.

Ministria e Jashtme franceze ka thënë se një pajisje shpërthyese e improvizuar, ka shpërthyer në një hapësirë me varreza jomyslimane në qytetin Jehah më 11 nëntor, teksa zyrtarët nga shumë konsullata kanë shënuar Ditën e Përkujtimit.

Autoritetet saudite ende nuk kanë bërë ndonjë konfirmim për këtë çështje.

Një zyrtar diplomatik grek është cituar të ketë thënë se katër persona janë plagosur lehtë në shpërthim, përfshirë në shtetas grek.

Një gazetare franceze me seli në Arabinë Saudite, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa fotografi që tregojnë situatën pas sulmit, duke shtuar se një zyrtar grek i sigurisë është plagosur rëndë.

Fotografia Clarence Rodriguez, ka thënë se konsujt e përgjithshëm të Francës, Irlandës dhe Britanisë, kanë qenë pjesë e ceremonisë.

Në tetor të këtij viti, një zyrtar i sigurisë në konsullatën franceze në Jedah është therur me thikë dhe është plagosur nga një burrë saudit, në të njëjtën ditë kur tre persona janë vrarë me thikë në qytetin francez, Nicë.

Autoritetet kanë thënë se sulmi në qytetin francez ka qenë “terrorist”.

XS
SM
MD
LG