Ndërlidhjet

Betohet presidentja e re e Moldavisë


Presidentja e re e Moldavisë, Maia Sandu.
Presidentja e re e Moldavisë, Maia Sandu.

Maia Sandu është betuar si presidente e re e Moldavisë, përmes një ceremonie të zhvilluar më 24 dhjetor në Kishinjev.

Sandu, ish-ekonomiste e Bankës Botërore, që pëlqen lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, është zgjedhur muajin e kaluar, duke mundur përkrahësin e Rusisë, Igor Dodon.

Gjatë inaugurimit të saj, Sandu, 48-vjeçare, është zotuar se do të jetë presidente e “unitetit”.

Ajo ka përmendur pandeminë e koronavirusit dhe krizën ekonomike të shtetit të saj, si prioritete gjatë udhëheqësisë.

Sandu ka thënë se synon të ketë integrim më të madh me BE-në, si rrugë për dalje nga kriza ekonomike.

Mijëra mbështetës të saj janë mbledhur para Pallatit të Republikës, në shenjë të përkrahjes.

Ajo më herët ka shërbyer edhe si kryeministre për disa muaj, gjatë mandatit të Dodonit, para se ai të shkarkohej në një votëbesim.

Sandu është zotuar se gjatë mandatit do t’i japë fund korrupsionit endemik në Moldavi, vendit më të varfër në Evropë.

Moldova është përballur me protesta masive në javët e fundit, duke u bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme.

XS
SM
MD
LG