Ndërlidhjet

Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Katër viktima dhe 199 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Malishevë dhe Prizren, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në njoftim thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 1,282 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: gjithsej 87 raste.

Kosova ka konfirmuar në total 52,333 raste me koronavirus dhe 1,355 viktima.

Të shëruar, gjithsej janë 43,378 pacientë, prej tyre 430 në 24 orët e fundit.

Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 7,600.

XS
SM
MD
LG