Ndërlidhjet

Në Serbi nis vaksinimi i përfaqësuesve të bizneseve të Ballkanit


Bizesmenët e rajonit duke pritur pranë një qendre vaksinimi në Beograd.

Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të sektorit të biznesit në shtetet e Ballkanit.

Rreth 8.000 punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë paraqitur në Serbi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit gjatë kësaj fundjave.

Në Serbi vaksinohen biznesmenët e rajonit
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Vaksinimi po bëhet nën organizimin e Odës Ekonomike të Serbisë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Më herët gjatë javës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kanë refuzuar që të shkojnë në Beograd për t’u vaksinuar, duke u thirrur në “arsye parimore”. Por, nga Oda Ekonomike Serbe kanë deklaruar se disa biznesmenë nga Kosova janë paraqitur direkt tek ata për vaksinim.

Agroni, një punëtor i Aeroportit të Tiranës, pas vaksinimit në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo ishte një mundësi e mirë që ai të imunizohej kundër sëmundjes COVID-19.

"Mendoj që organizimi ishte i mirë, çdo gjë ishte në rregull”, tha ai.

Serbia po prin në rajon me numrin e vaksinave të siguruara kundër koronavirusit.

Në anën tjetër, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri më tani nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Zyrtarët e qeverisë paraprake kanë thënë se në muajin mars do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave të AstraZenecas, që janë në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do t’i marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG