Ndërlidhjet

Kosova regjistron 10 viktima dhe afër 800 raste me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Të premten, Kosova regjistroi dhjetë viktima dhe 793 raste të reja me sëmundjen COVID-19, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç) ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4.033 mostrave.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 755 pacientë.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 2 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.198 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.894 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 76.402 persona.

Raste aktive janë 13.902.

XS
SM
MD
LG