Ndërlidhjet

Irani nuk jep detaje të bisedimeve me Arabinë S.


Flamuri iranian dhe ai i Arabisë Saudite.

Për herë të parë Irani ka konfirmuar se po zhvillon bisedime Arabinë Saudite, duke thënë se ulja e përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik është në interes të të dyja vendeve dhe rajonit.

"Ka pasur bisedime dhe ato kanë qenë në lidhje me çështje bilaterale dhe rajonale", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh, në konferencën për shtyp më 10 maj.

Ai tha se nuk mund të flitet për rezultatet por këmbënguli se Teherani gjithmonë i ka mirëpritur bisedimet. Presidenti i Irakut, Barham Salih, konfirmoi më 5 maj se vendi i tij kishte pritur të paktën dy raunde bisedimesh midis përfaqësuesve iranianë dhe sauditë.

Bisedimet, për të cilat thuhet se janë zhvilluar në Bagdad muajin e kaluar, shënojnë takimin e parë të nivelit të lartë midis të dy palëve që kur Riadi ndërpreu lidhjet diplomatike me Teheranin në 2016.

Arabia Saudite e qeverisur nga sunitët dhe shumica shiite Irani janë në rivalitet të gjatë që ka ndikuar në konfliktet në të gjithë rajonin, nga Jemeni në Siri.

Sidoqoftë, zyrtarët sauditë dhe iranianë kohët e fundit kanë zbutur gjuhën e tyre dhe thanë se ishin të përgatitur për pajtim.

Princi i Kurorës Saudite, Mohammad bin Salman ka thënë se Riadi synon një "marrëdhënie të mirë dhe të veçantë" me Iranin, nëse Teherani i jep fund sjelljeve negative.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ndoqi një politikë të "presionit maksimal" kundër Iranit dhe në përgjithësi mbështeti politikat saudite.

Por, pasardhësi i tij, presidenti Joe Biden, po kërkon të ringjallë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Iranin të braktisur nga paraardhësi i tij dhe ka sinjalizuar se pret me padurim përfundimin e luftës së udhëhequr nga sauditët në Jemen kundër rebelëve Huthi të lidhur me Iranin.

XS
SM
MD
LG