Ndërlidhjet

SHBA-ja shënon rritje të rasteve me COVID-19


Njerëzit mbajnë maska ​​për të parandaluar përhapjen e COVID-19, pasi varianti shumë i transmetueshëm Delta ka çuar në një rritje të të infektuarve në Nju Jork, SHBA, 30 korrik 2021.
Njerëzit mbajnë maska ​​për të parandaluar përhapjen e COVID-19, pasi varianti shumë i transmetueshëm Delta ka çuar në një rritje të të infektuarve në Nju Jork, SHBA, 30 korrik 2021.

Shtetet e Bashkuara sërish po kalojnë në një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me COVID-19 në ditë, shifër kjo që dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta në të gjithë vendin.

"Të dhënat tona tregojnë se nëse nuk vaksinojmë njerëzit, mund të kemi deri në disa qindra mijëra raste në ditë, të ngjashme me situatën tonë në fillim të janarit", tha Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC ), tha CNN.

Ekziston frika te zyrtarët shëndetësorë se nëse amerikanët nuk vaksinohen, atëherë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojnë të rriten.

Rreth 50 për qind e banorëve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Numri i rasteve ditore në muajin janar në Shtetet e Bashkuara kishte arritur në 250.000.

Delta po përhapet teksa bota heq kufizimet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:54 0:00

Numri i të infektuarve arriti një nivel të ulët në muajin qershor, mesatarisht rreth 11.000 në ditë, por shifra e fundit është 107,143.

Të mbijetuarit e pandemisë organizuan tubime në Atlanta, Nju Jork, Uashington, Denver dhe në shumë qytete tjera më 7 gusht për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen dhe të mbajnë maska.

Tanya Washington, e cila organizoi tubimin e të mbijetuarve të COVID-19 në qytetin jugor të Atlantës, u tha rreth 50 njerëzve të mbledhur jashtë një kishe se "në masë të madhe COVID-19 është ende pjesë e jetës sonë".

"Nëse shpëton një person, vetëm një person, do të kishte vlerë", tha Washington, e cila humbi babanë e saj nga COVID-19 në fillim të këtij viti.

XS
SM
MD
LG