Ndërlidhjet

Arrestohen katër persona të dyshuar për blerje të votës


Policia e Kosovës gjatë arrestimit të një personi. Fotografi nga arkivi.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftuan se më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

"Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor", thuhet në njoftim.

Qytetarët e Kosovës, të dielën (17 tetor) do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim që monitorojnë procesin zgjedhor ka thënë se siguria është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit.

Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve: Kosova voton

XS
SM
MD
LG