Ndërlidhjet

Shënohen dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive në QKUK, Prishtinë.
Klinika Infektive në QKUK, Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 11 dhjetor se janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të, 2,274 mostrave.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 324 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 2.981 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.

Deri të shtunën më 11 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 772.105 qytetarë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.

XS
SM
MD
LG