Ndërlidhjet

Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.
Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.

LVV fiton bindshëm - i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

  • Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
  • Sipas rezultateve preliminare, fituese e zgjedhjeve është LVV-ja e Albin Kurtit, me mbi 49 për qind të votave të fituara.
  • KQZ tha se procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.
  • Dalja në zgjedhje ishte 45 për qind.
01:12 29.12.2025

Lexues të nderuar,

Këtu e përmbyllim mbulimin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, duke i hapur rrugën për formimin e Qeverisë së re.

Me pothuajse të gjitha votat e rregullta të numëruara, LVV-ja ka fituar 49.30 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.01 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.59 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.68 për qind. Ndërkaq Lista Serbe – e afërt me Beogradin – fitoi 4.74 për qind të votave.

Videoja e mëposhtme përmbledh ecurinë e votimeve.

Faleminderit që na ndoqët!

Kurti drejt një mandati të ri në krye të Qeverisë së Kosovës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:41 0:00
23:20 28.12.2025

Si do të duket legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës?

23:08 28.12.2025

Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha në një konferencë për media se kjo parti ka fituar bindshëm numrin më të madh të votave në komunat me shumicë serbe, por se partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” e Nenad Rashiqit ka marrë vota në mjedise ku serbët nuk jetojnë.

Si shembull, ai përmendi se partia e Rashiqit në Prizren ka fituar 332 vota, në Gjakovë 52, ndërsa në Ferizaj 33.

“Jemi të detyruar të presim vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka shtoi se po pritet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe se janë në përpunim mbi 1.000 vota të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.

Në bazë të numërimit të 98.40 për qind të votave, Lista Serbe ka fituar 4.37 për qind të votave apo 37.896 vota.

22:37 28.12.2025

Kurti shpall fitoren: “Fitoi populli dhe Republika”

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen [rezultatet], aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit. Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

Ai u pyet nëse do të negociojë me partitë opozitare për presidentin dhe që propozimin për president ta bëjnë ato, Kurti tha:

"Ta negocioni dhe t’ua jepni atyre janë dy gjëra të ndryshme. Nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm. Po e rikthesoj, fillimisht duhet të presim certifikimin e rezultateve".

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, gjatë shpalljes së fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, gjatë shpalljes së fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG