Ndërlidhjet

Kurti drejt një mandati të ri në krye të Qeverisë së Kosovës


Kurti drejt një mandati të ri në krye të Qeverisë së Kosovës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:41 0:00

Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, me afro 50 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). E dyta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 21 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 6 për qind të votave. Dalja në zgjedhje ishte rreth 45 për qind, më e lartë sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.

XS
SM
MD
LG