Ndërlidhjet

Rebelët libianë rimarrin portin Ras Lanuf


Kryengritësit libianë, të mbështetur nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit, po avancojnë në drejtim të perëndimit duke rimarrë territoret e braktisura nga forcat e Gadafit.

Luftëtarët rebelë sot kanë hyrë në portin Ras Lanuf, një ditë pas ripushtimit të Axhdabias dhe Bregas.

Ushtria franceze tha se avionët e saj kanë shkatërruar të paktën pesë aeroplanë ushtarakë dhe dy helikopterë që i përkisnin regjimit të Gadafit në bazën Misrata.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka akuzuar liderin libian për varrsojen e viktimave të vrara nga forcat e tij në vendin e goditjeve ajrore të koalicionit.
XS
SM
MD
LG