Ndërlidhjet

Shpërthim pranë një Kishe në Irak


Zyrtarët e sigurisë kanë njoftuar se nga shpërthimi i një bombe janë lënduar së paku katër persona në afërsi të një kishe të vogël në kryeqytetin irakian, pikërisht ditën e Festës së Pashkëve.

Bomba shpërtheu në afërsi të hyrjes së Kishës, Zemra e Shenjtë, e cila rrethohet nga mure të ndërtuara për mbrojtje nga shpërthimet. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme dhe një mjek në spitalin Ibn Nafis kanë njoftuar se dy kalimtar të rastit dhe dy policë janë lënduar.

Numri i të krishterëve në Irak ka rënë dukshëm në këtë vend, pasi para invazionit amerikan në vitin 2003 ky komunitet llogaritej se numëron nga 800 mijë deri në 1.2 milion persona.

Pas rrëzimit të regjimit të Sadam Hyseinit, në Irak llogaritet se jetojnë përafërsisht 400 mijë të krishterë.
XS
SM
MD
LG