Ndërlidhjet

AMERIKANËT E HUMBËN BESIMIN NË PRESIDENTIN BUSH PËR POLITIKËN NË IRAK


Andrew Tully, Uashington Pasi u zgjodh president në vitin 2000 dhe pas rizgjedhjes në vitin 2004, zoti Xhorxh Bush e ka definuar vetveten si president lufte dhe nga shumica e amerikanëve ishte konsideruar si i efektshëm dhe i vendosur. Por, në vitin 2006, në zgjedhjet për Kongres, voutesit ishin në favor të Partisë Demoktratike, kështu që kontrollin në të dy dhomat e morën përfaqësuesit e Partisë Demokratike opozitare. Analistët thonë se humbja e besimit ndaj partisë republikane të presidentit Bush, pjesërisht ishte për shkak të zhvillimeve në Irak, pastaj për shkak të problemeve ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe për menagjimin kundërthënës të administratës me shkatërrimet që i shkaktoi uragani Katrina.

Pas zgjedhjeve për Kongres të Shteteve të Bashkuara, në muajin nëntor, liderja opozitare, Nensi Pelosi u shpreh se rezultatet e votimeve tregojnë se populli amerikan kërkonte një drejtim të ri në Irak:

- Askund më e qartë nuk ishte thirrja për drejtim të ri nga populli amerikan se sa për Luftën në Irak. Kjo është ajo ku ne duhet të punojmë së bashku me presidentin. E dimë se "mbetja në kurs" nuk po funksionon, nuk e kanë bërë vendin tonë më të sigurtë, nuk e ka nderuar përkushtimin tonë për trupat tamerikane dhe kjo nuk ka sjellë stabilitet në rajon. Ne nuk duhet të vazhdojmë në këtë drejtim katrastrofal, tha Nensi Pelosi.

Pritet që zonja Pelosi do të bëhet femra e parë kryesuese e Dhomës Përfaqësuese në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ajo ka premtuar se së bashku me liderët e Partisë Demokratike në Senat fuqishëm do ta sfidoj presidentin Bush në të gjitha fushat: prej politikës për Irakun e deri në çështjet ekonomike.

Presidenti Bush thotë se ai në asnjë mënyrë nuk ndjehet humbës, megjithëse ai premtoi që të punoj me demokeratët në Kongres. Menjëherë pas zgjedhjeve ai theksoi se shumë gara individuale për Kongres në shumë raste ishin fituar me epërsi të vogla:

- Kjo ishte garë e ngushtë. Nëse ju i shihni ato prej garës në garë, ishte garë e ngushtë. Efekti i përgjithshëm, megjithatë, nuk ishte i ngushtë. Kjo ishte disfatë. Por, pavarësisht, populli pret nga ne që të punojmë së bashku, pat thënë presidenti Bush.

Liderët politikë dhe analistët për shumë kohë kanë debatuar për shkaqet e disfatës së republikanëve, pasi për 12 vite kishin dominuar në Kongres. Presidenti Bush ka theksuar vështirësitë në Irak, si një prej shkaqeve kryesore:

- Besoj se Iraku kishte të bëjë shumë me këto zgjedhje, por unë besoj se kishte edhe faktorë të tjerë. Populli i dëshiron Kongresin e vet dhe kongresmenët. Pra, në disa gara, kjo ishte faktori primar. Por, pa diskutim, Iraku ishte në mendjen e popullit, tha Xhorxh Bush.

Në këtë aspekt, shumë përmendin edhe ekonominë.
Prej 11 shtatorit të vitit 2001, administrata e presidenti Bush në mënyrë dramamtike i ka shtuar shpenzimet për mbrojtje për shkak të luftërave në Irak dhe Afganistan. Qeveria kishte huazuar shumë për ta plotësuar buxhetin në rritje të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Shumë vëzhgues thonë se imazhi i presidentit Bush ishte përkeqësuar edhe nga kundërthëniet lidhur me veprimet me të cilat administrata i menagjoi pasojat e uraganit shkatërrues Katrina në vititn 2005. Kjo kundërthënie vazhdoi edhe në vitin 2006 derisa vazhdonin përpjekjet për rindërtimin e qytetit jugor të shkatërruar, Nju Orleans. Këto përpjekje u treguan më të ngadalshme se sa që pritej.

Ja se ç'pat thënë presidenti Bush menjëherë pasi uragani Katrina goditi Bregun e Gjirit amerikan në fund të muajit gusht të vitit 2005:

- Asnjë shtetas i këtij vendi të madh dhe fisnik nuk duhet kurrë ta shohë bashkshtetasin e tij amerikan duke kërkuar ushqim ose ujë, ose njerëzit në kushte të vështira që të bien në mëshirë të kriminelëve, që nuk kanë mëshirë dhe trupat e të vdekurve të mbetur në rrugë, pat thënë presidenti Bush.

Analisti Lari Sabato nga Qendra për politikë në Unviersitetin Virxhinia, thotë se Katrina "ndryshoi çdogjë" për presidentin Bush:

- Presidenti Bush kaloi nga një lider i vendosur, efektiv, kompetent në një lider që nuk mund të bëjë asgjë dhe nuk brengoset për këtë. Tash, ky mund të jetë një imazh mashtrues, por ky imazh u krijua jo vetëm te njerëzit në Luiziana dhe Misisipi por edhe në gjithë Amerikën, tha Lari Sabato.

Tash shtrohet pyetja se a do të mundet presidenti Bush që ta kthejë imazhin e presidentit të vendosur në kohën e krizës, imazh që e pat krijuar menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitrit 2001. Në këtë aspekt, duket se testi kryesor mbetet Iraku.
XS
SM
MD
LG