Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori demokrat Barack Obama tha se rritja e numrit të trupave nër Irak për 15 apo 20 mijë nuk do të shënojë ndryshime. Ai i bëri këto komente pas njoftimit se presidenti George Bush do t'i drejtohet kombit të mërkurën në mbrëmje, për ta bërë publik planin e tij të ri për luftën në Irak.
"Jam takuar me presidentin javën e kaluar ku e bëra të qartë kundërshtimin tim për rritjen e numrit të trupave. Nuk mendoj se 15 apo 20 mijë ushtarë më shumë do të bëjnë ndryshim në Bagdad apo Irak. Ajo që do të bënte ndryshim është marrëveshja politike e arritur mes shiitëve, sunitëve dhe kurdëve në Irak", tha Obama.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG