Ndërlidhjet

MOORE:"FORMIMI I QEVERISË SË RE SERBE MUND TË MARRË JAVË OSE MUAJ TË TËRË...."


Patrick MOORE, analit i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Serbia të dielen mban zgjedhjet parlamentare. Çfarë pritni nga zgjedhjet serbe dhe si mund të reflektohen ato në rajonin e Ballkanit?

PATRICK MOORE
Mendoj se Partia Radikal e Nikoliqit do të fitoj numrin më të madh të votave, përkatësisht rreth 30 për qind. Por, qeverinë e koalicionit do ta bëjnë partë më progresive, pas negociatave që mund të zgjasin me javë ose muaj. Supozoj se koalicioni do të përbëhet nga partitë që udhëhiqen nga Tadiç, Koshtunica, Dinkiq dhe Jovanoviq. Partia e Jovanoviqi hapur thotë se pavarësia e Kosovës do të bëhet realitet dhe rrjedhimisht ate duhet pranuar. Dy ose tri nga këto katër parti me gjasë do të formojnë qeverinë e koalicionit.
Çfarë do të thonë zgjedhjet serbe për Ballkanin? Shpresoj të kemi një koalicion që do të bënte ate që e bëri Kroacia pas vitit 1995 dhe veçanërisht 4 vjet më vonë pas vdekjes së Tugjmanit, duke lënë të kaluarën prapa dhe duke u fokusuar përpara në një agjendë të moderuar. Kjo nuk do të jetë lehtë të bëhet, por do të ishte gjëja më e mirë për rajonin dhe Serbinë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka analistë që thonë se tranzicioni në Serbi po zgjatë shumë. A ka të bëjë kjo me luftrat e zhvilluara apo me shkaqe tjera?

PATRICK MOORE
Nuk mendoj se problemi qëndron te luftrat, pavarësisht që këtë e thonë shpesh socialistët dhe radikalët. Mendoj se problemi kryesor me tranzicionin në Serbi është i natyrës strukturale. Atje kemi ndërlidhje të politikës, biznesit, shërbimeve sekrete dhe krimit të organizuar. Ka të atillë që thonë se përmbysja e Millosheviqit ka qenë e mundur vetëm për faktin që Gjingjiq dhe Koshtunica kishin bërë marrëveshje me këto struktura. Sidoçoftë, ky nuk do të jetë një problem i lehtë për t'u zgjidhur. Problem tjetër atje është fakti se në disa shtresa ekziston disponimi për të shikuar prapa dhe jo përpara, të akuzohen tjerët, të dyshohet ndaj lëvizjeve të moderuara, të bëhet politikë e inateve dhe jo të pranohen ndryshimet. Ekziston ende bindja se për humbjet e viteve të 90-ta, ende mund të kthehen akrepat e orës prapa dhe nuk përjashtohet as hakmarrja.

RADIO EVROPA E LIRË
Disa politikanë serbë thonë se pavarësia e Kosovës do të dobësonte forcat reformiste në Serbi. Por, ka politikanë dhe analistë ndërkombëtarë që thonë se pavarësia e Kosovës do të ndihmonte demokratizimin më të shpejtë të Serbisë. Si e shihni ju këtë çështje?

PATRICK MOORE
Ideja se pavarsia e Kosovës dëmton forcat demokratike në Serbi është e Koshtunicës dhe ai ate tash sa vite e "shetë" për opinionin perendimor. Këtë e bënë edhe Tadiç, por në masë më të vogël. Ndërkaq, sa i përket faktit se si mund të ndikoj Kosova në disponimin e elektoratit në Serbi këtë vërtetë askush nuk mund ta dijë. Sidoçoftë, mendoj se askush nuk mund të parashikoj epilogun e zgjedhjeve serbe, por e rëndësishme është të thuhet se Serbia duhet të pushoi se shikuari nga e kaluara dhe të bëjë një tranzicion mental siç e kanë bërë kroatët më heret. Serbia duhet të lëvizë nga agjenda nacionaliste drejt ngritjes së standardit, demokratizimit dhe integrimeve evro-atlantike.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG