Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të reja me Beogradin, nëse këtë do ta parashihte pakoja e të dërguarit të posaçëm për statusin, Martti Ahtisaari.
"Mendoj se janë shpenzuar të gjitha mundësitë për bisedime të reja, por para së gjithash do të shohim çfarë ka në pakon e Ahtisaarit. Prandaj nuk e përjashtojmë as këtë mundësi. Ato mund të jenë bisedime për çështje të caktuara për të mirën e Kosovës", tha Berisha, për të shtuar se nuk do të ketë kurrfarë autonomie për cilën do bashkësi etnike.
"Nuk ka autonomi brenda Kosovës për asnjë bashkësi etnike, përfshirë ate serbe. Ata do t'i kenë të githa të drejtat qytetare. Kosova do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj", ka thënë Berisha.
XS
SM
MD
LG