Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në propozimin për statusin e Kosovës, të cilin të premten do ta paraqesë Martti Ahtisaari, rekomandohet që Kosova të ketë të drejtë t'ju bashkohet organizatave ndërkombëtare, i kanë thënë agjencisë Reuters, burime politike dhe diplomatike. Kosovës duhet ti jepet "e drejta për të kërkuar anëtarësim në organizat ndërkombëtare dhe institucione", thuhet pos tjerash, sipas këtyre burimeve, në propozimin e zotit Ahtisaari. Një zyrtar perëndimor tha se parimi për organizatat ndërkombëtare mund të përfshijë Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, megjithqë kjo në mënyrë eksplicite nuk thuhet në teksitn e dokumentit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG