Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Belgjikës e ka përcjellë sot në Beograd bindjen e Bashkimit Evropian se Serbia ka perspektivë evropiane, dhe porositi se BE-ja nuk ka ndërmend ta poshtërojë Serbinë në rastin e Kosovës.
Pas takimit me shefin e diplomacisë Vuk Drashkoviq, Karel De Gucht tha se zgjidhja e statusit të Kosovës është "çështje politike, e cila ka nevojë për zgjidhje politike", dhe shtoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit.
Më herët De Gucht u takua me kryeministrin serb. Në komunikatën e qeverisë, thuhet se Vojisllav Koshtunica ka theksuar se Kosova është pjesë e pandashme e territorit serb, dhe Serbia angazhohet për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara lidhur me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG