Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari i ka informuar sot ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian për propozimin e tij për statusin e Kosovës. Para takimit, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha se ministrat e jashtëm do të shprehin "mbështetje shumë të lartë" për porpozimin e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Ai shtoi se protestat në Prishtinë nuk do të kenë pasoja për procesin e statusit të Kosovës.
Zoti Ahtisaari refuzoi ti komentoj protestat e lëvizjes "Vetëvendosje" në Prishtinë. Ministrja e jashtme e Ausrisë, Ursula Plassnik tha se "trazirat nuk janë element pozitiv, veçanërisht në këtë situatë të tensionuar". Ajo mëtutje u shpreh për rëndësinë e "mbajtjes së qetësisë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG