Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia është kundër planit për "pavarësi të mbikqyrur" që ka propozuar i dërguari i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, ka thënë Alexander Botsan-Kharchenko, emisar special i Rusisë për Kosovën.
"Ne kemi dyshime serioze se ky plan mund të jetë bazë e mirë për bisedime, sepse ai përmban dispozita që çojnë kah sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës", ka thënë zyrtari rus.
Sipas tij, Moska do ta shqyrtojë rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit pasi të jetë arritur marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
I pyetur nëse Rusia do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit, Botsan-Kharchenko ka thënë se "e drejta e vetos nuk është qëllim për vetveten", por ka shtuar se plani i Ahtisaarit mund të çojë në ndarjen e Kosovës.
"Shpallja e pavarësisë së Kosovës do të çonte në ndarjen e saj. Kjo është rrugë e rrezikshme, sepse është i mundshëm reagimi vargor në Ballkan", ka thënë ai, për të shtuar se Rusia "është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG