Ndërlidhjet

LONDËR


Ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë, e duhur dhe plotësisht e suksesshme, ka thënë kryeministri britanik Tony Blair, duke folur para Dhomës së Ulët të Parlamentit Britanik. "Natyrisht mbetet ende për t'u vërtetuar me statusin e Kosovës, por si rezultat i ndërhyrjeve, do të thoja se ka ndryshuar i tërë Ballkani", ka thënë Blair, për të shtuar se "në Serbi janë mbajtur zgjedhjet demokratike, Kroacia e ka fituar statusin e kandidatit për anëtarsim në Bashkimin Evropian, ndërsa për herë të parë në 100 vjetët e fundit, Ballkani është para një perspektive për paqe dhe integrim evropian".
"Megjithatë, më duhet të shpreh besimin tim të thellë që ndërhyrja ndërkombëtare ka qenë e duhur dhe e drejtë", ka thënë kryeministri Blair.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG