Ndërlidhjet

LOS ANGELES


Mbrëmë në Holivud u mbajt ceremonia e 79-të e ndarjes së çmimet Oskar. Trileri kriminalistik The Departed i regjisorit Martin Skorcese u shpall filmi më i mirë. Filmi mori çmimin e Akademisë edhe për fotografi më të mirë.
Hellen Miren fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rolin e Elizabetës së II në filmin "Mbretëresha".
Aktor më i mirë u shpall Forest Whittaker për portretizimin e diktatorit të Ugandës Idi Amin në filmin "Mbreti i Fundit i Skotlandës".
Jennifer Hudson mori Oskarin për rol më të mirë dytësor në filmin Dream Girls. Aktori më i mirë dytësor u shpall Alan Arkin për rolin në filmin "Little Miss Sunshine".
Dokumentar më i mirë u shpall "Nje jetë e papërshtatshme", që trajton çështjen e ngrohjes globale.
Filmi më i mirë i huaj u shpall "Jeta e të Tjerëve" nga Gjermania.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG