Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka biseduar sot në Beograd me zëvendës ministrin e Jashtëm rus Vladimir Titov rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe marrëdhënieve bilaterale.
Pas takimit, Titov ka thënë se "për Rusinë është me rëndësi të posaçme që rendi i sotëm ndërkombëtar të forcohet në parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare".
Diplomati rus më tej ka thënë se "vetëm ato ide të Ahtisaarit, të cilat janë të pranueshme për të dyja palët, mund të shërbejnë për bisedime të mëtejme", dhe se nuk është koha e duhur që propozimi i Ahtisaarit të paraqitet në Këshillin e Sigurimit.
Ndërkaq shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç, tha se Titov u ka thënë zyrtarëve në Beograd se kur është fjala për Kosovën, Rusia insiston të respektohen parimet e ruajtjes së tërësisë territoriale të shteteve, por edhe të kënaqen të gjitha të drejtat legjitime të shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG