Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kreu i Agjencisë të Mbrojtjes Raketore amerikane tha se Uashingtoni dëshiron të vendosë një bazë antiraketore të radarëve në Kaukaz. Gjeneral lejtnant Henry Obering nuk tha se në cilin vend të Kaukazit do të instalohej radari.
Por Obering u tha gazetarëve në selinë e NATO-s se radari do të ishte pjesë e sistemit të madh mbrojtës antiraketor, të cilin Uashingtoni dëshiron ta instalojë në Poloni dhe Çeki.
Gjeorgjia ka shprehur gatishmërinë që të lejojë në territorin e saj vendosjen e një baze të mbrojtjes raketore amerikane.
Këto plane janë kundërshtuar ashpër nga Moska, por Obering tha se ato nuk kanë për qëllim Rusinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG