Ndërlidhjet

PRAGË


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried nesër viziton Beogradin, me ç'rast do të diskutohet për marëdhëniet dypalëshe, për statusin e Kosovës dhe për integrimet evro-atlantike të Serbisë. Parashihet që pas Beogradit zoti Fried do ta vizitoj Prishtinën dhe Shkupin. Para vizitës në rajon, ai ka deklaruar se asnjë zgjidhje për statusin e Kosovës nuk do të jetë ideale dhe pa rrezik, por ka shprehur bindjen se i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari para Këshillit të Sigurimti "me siguri do të dalë me propozimin më të mirë të mundshëm, që Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin".
XS
SM
MD
LG