Ndërlidhjet

VJENË


Ekipi i Unitetit, në përbërje të plotë, i drejtuar nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, do marrë pjesë në takimin e 10 marsit në Vjenë, nën organizimin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i UNOSEK-ut, Remi Dourlot.
Ai tha se përkundër konfirmimit të Prishtinës, ende nuk ka njoftim zyrtar për nivelin e delegacionit të Beogradit. Dourlot tha se megjithatë beson që në takim të do marrë pjesë presidenti serb, Boris Tadiç.
Takimi që besohet të jetë i fundit mes Prishtinës e Beogradit, zhvillohet pasi UNOSEK-u dje i dorëzoi Kosovës dhe Serbisë propozimin final të Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG