Ndërlidhjet

UASHINGTON


Rozmari di Carlo, Zëvendëse e Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se propozimi i kryenegociatorit Marti Ahtisari do të çojë në një Kosovë më stabile dhe prosperuese për të dyja palët.
"Ne mendojmë se Ahtisari ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Ai ka treguar fleksibilitet dhe ajo që ka prodhuar ai janë kompromiset për të dyja palët" tha Di Carlo duke shtuar se në dokumentin e Ahtisarit ekzistojnë disa kompromise shumë të forta.
Di Carlo tha se është koha që të inkurajohen palët për t'u bashkuar rreth propozimit të Ahtisarit dhe të gjejnë hapësirë të përbashkët.
XS
SM
MD
LG