Ndërlidhjet

EAMES:"SHBA-të SYNOJNË REZOLUTË TË RE PËR KOSOVËN DERI NË VERË"


Richard EAMES, ekspert britanik për Ballkanin

RADIO EVROPA E LIRË
Marti Ahtisari në propozimin e tij ka rekomanduar pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Prishtina zyrtare ka përshëndetur, ndërsa Beogradi ka hedhur posht këtë propozim. Si i shihni zhvillimet e ardhshme?

RICHARD EAMES
Qëndrimet e palës shqiptare dhe serbe gjithnjë kanë qenë të qarta dhe nuk është pritur se do të ketë ndonjë kompromis. Çështje kyqe tash është nëse fuqitë e mëdha do të arrijnë kompromis në Këshillin e Sigurimit. Në këtë çast faktorët kryesor synojnë forcimin e pozicioneve të tyre. Amerikanët që janë për pavarësinë e Kosovës shpresojnë se deri në verë do të miratohet rezoluta e re. Rusia është më pak e gatshme për një gjë të tillë, sepse mbështet fuqishëm Serbinë dhe nuk është e disponuar të pajtohet me asnjë zgjidhje që nuk është e pranueshme për Serbinë. Rrjedhimisht, amerikanët dhe rusët gjenden në kahje krejtësisht të ndryshme rreth kësaj çështje.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund kjo të komplikojë situatën ose të zhagitë procesin?

RICHARD EAMES
Situata duket shumë e ndërlikuar, sepse nuk dihet nëse Këshilli i Sigurimit do të miratojë rezolutën e re për Kosovën, kur do të ndodhë kjo dhe çfarë do të përmbajë rezoluta. Ka shumë çështje të hapura dhe jam i bindur se javëve të ardhshme do të zhvillohet aktivitet i bujshëm diplomatik.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet si pjesë e procesit integrues evropian të Ballkanit?

RICHARD EAMES
Ky është qëndrim amerikan, por është i pranishëm edhe në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian. Por, duhet thënë nuk kanë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian qëndrim të njejtë për Kosovën. Disa prej tyre frikësohen se statusi i Kosovës mund të ketë ndikim në pozitën e rajoneve të tyre. Sa i përket çështjes së integrimeve evropiane edhe këtu ka dilema, sepse nga njëra anë synohet që çështje e Kosovës të zgjidhet përmes evro – integrimeve, ndërsa nga ana tjetër Bashkimi Evropin nuk ka qëndrim të qartësuar rreth zgjërimit.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do të ndikoj definimi i statusit të Kosovës në stabilitetin e Ballkanit?

RICHARD EAMES
Mund të thuhet se definimi i statusit do të sjellë siguri të caktuar dhe para së gjithash do t'u mundoi investuesve të jashtëm të investojnë në Kosovë, por nga ana tjetër mund të nxitë tensione dhe procese destabilizuese, sidomos kur bëhet fjalë për pakicën serbe në veri. Nuk duhet hequr nga mendja faktin se ajo pjesë e Kosovës në një formë do të mbetet nën kontrrollin e Serbisë. Mendoj se rezoluta për pavarësinë e Kosovës mund të sjellë siguri, por edhe rreziqe të caktuara për rajonin.

Intervistoi: M. RAKELA
XS
SM
MD
LG