Ndërlidhjet

SHKUP/OTAVË


Maqedonia mbështet planin e Martti Ahtisaarit për Kosovën, ka thënë minisri i mbrojtjes i Maqedonisë, Lazar Elenovski gjatë bisedës me komandantin suprem të Natos për Evropën, gjeneralin Xhon Kradok. Planin e Ahtisaarit sot e ka mbështetur edhe Kanadaja. Ministri i jashtëm, Piter Mekej ka deklaruar se raporti i Ahtisaarit përmban "rekomandime esenciale për jetësimin e stabilitetit". Ai ka shtuar se "statusi i tashëm i Kosovës, është rezultat i rrethanave unike dhe rrjedhimisht edhe zgjidhja duhet të jetë unike".
XS
SM
MD
LG