Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri Sali Berisha tha sot se nënshkrimi nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush të legjislacionit për mbështetjen e zgjerimit të NATO-s është vleresim për reformat e ndërrmarra nga Shqipëria. "Ky është inkurajim shumë i madh për Shqipërinë në përpjekjet për të arritur standardet dhe për të plotësuar kriteret e domosdoshme për të merituar ftesën në Samitin e Bukureshtit, ku edhe do të vendoset rreth zgjerimit të NATO-s" tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Bush nënshkroi dje ligjin që rithekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me pesë anëtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Shqipëria.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG